Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin me dronë, mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike

26 Mars 2024 | 09:45

Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv, me dronë gjatë natës mes 25 dhe 26 marsit.

Inxhinierët ukrainas kanë hasur në telashe për ta rregulluar rrjetin elektrik të dëmtuar nga sulmet e mëhershme ruse në infrastrukturën energjetike, duke bërë që mijëra njerëz të vazhdojë të mbesin pa furnizim me rrymë.

Ushtria ukrainase tha të martën se i ka rrëzuar 12 dronë rusë të cilët ishin nisur drejt Kievit.

Nuk është raportuar për viktima dhe nuk është e qartë nëse janë shkaktuar dëme.

Në Harkiv, autoritetet rajonale thanë se së paku tetë dronë prodhim iranianë e sulmuan qytetin e dytë më të madh ukrainas, por se mbrojtja ajrore i rrëzoi ata.

Hë nënën, Rusia i vazhdoi sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa rajone.

Cak i sulmeve ishin qyteti i portit të Detit të Zi, Odesa, si dhe Mikolaiv.

Oleh Kiper, guvernator rajonal i Odesës, tha se më shumë se 300.000 banorë kanë mbetur pa rrymë më 25 mars.

Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026