Përkujtohet 25-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe
Në Kosovë është përkujtuar 25 vjetori i masakrës së Krushës së Madhe.
Në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku edhe u inagurua muzeu i kesaj masakre, u kërkua persëri drejtesi për vrasjen e 243 shqitarëve nga forcat serbe.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se permes ketij muzeu zëri i viktimave nuk po harrohet, por po dokumentohet.
“Sot jemi këtu të gjithë së bashku për ta kujtuar një mizori, ku regjimi gjenocidial i Serbisë ekzekutoi qindra burra, djem, fëmijë edhe gra shtatzëna. Sot jemi këtu për të kërkuar që të zbardhet fati i të zhdukurve. Sot jemi këtu për të kujtuar edhe intelektualin Ukshin Hoti. Mbi të gjitha sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive. Ky muze është në funksion të thirrjes sonë të përbashkët në drejtësi, e cila akoma mungon. Ne nuk duhet ta harrojmë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar. Pikërisht në krye të këtij mision kanë qenë krushjanët”, deklaroi presidentja Osmani.
Për të përkujtuar këtë krim të Serbisë ndaj shqiptarëve në Krushë të Madhe shkuan edhe ambasadorët e vendeve mike të Kosovës, SHBA-së dhe Gjermanisë.
Amerikani Jeffrey Hovenier tha se kjo që ndodhi në këtë vend ishte edhe pikënisje e intervenimit të NATO-s.
“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyjnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, deklaroi Hovenier.
Me kolegun e tij amerikan u pajtua edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rode.
Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smail Latifi, tha se inaugurimi i muzeut që dokumenton Masakrën e Krushës së Madhe, është tregues i çmimit të Kosovës për liri.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet