Zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi, Erdogan synon të rifitojë Stambollin

26 Mars 2024 | 16:50

Këtë të dielë qytetarët turq u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet lokale.

Me një fushatë të ashpër presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i mbështetur nga një paraqitje e fortë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, synon të fitojë përsëri Stambollin. Opozita e kryesuar Partia Popullore Republikane (CHP) rifitoi kontrollin e qytetit në vitin 2019 për herë të parë që kur Erdogan e sundoi atë si kryetar bashkie në vitet 1990.

Në zgjedhjet e vitit 2019 opozita fitoi kryeqytetin, Ankaranë dhe vijojë të mbajë pushtetin në qytetin vendimtar të Egjeut, Izmir, duke shkatërruar imazhin e Erdoganit për pathyeshmërinë politike. Erdogan i ka besuar ish-ministrit të tij të mjedisit, Murat Kurum, të kandidojë për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet e 31 marsit.

Ai po kërkon të hakmerret për humbjen më të rëndë politike të sundimit të tij dy dekadash, kur rivali Ekrem İmamoğlu mori bashkinë. Erdogan i ka bërë të qarta synimet për të rifituar Stambollin, qyteti ku ai u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994.

Karakterizuar edhe nga një fushatë aspak e lehtë me akuza për dezinformim, janë qytetarët turq ata që do të vendosin fatin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026