Turqia “blindohet” për zgjedhje, mbi 600 mijë forca në terren

26 Mars 2024 | 09:57

Turqia ka marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të rritur sigurinë gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fundjavës. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm turk.

Një total prej 594,000 personeli do të jenë në detyrë për votimet e 31 marsit që do të mirëpresin më shumë se 61 milionë votues me të drejtë vote, duke përfshirë 1 milionë ata që votojnë për herë të parë.

“Ne kemi mbajtur takime për sigurinë e zgjedhjeve me guvernatorët e provincave, komandantët e xhandarmërisë, shefat e policisë dhe shefat e tjerë përkatës të autorizuar nga njësitë” për të mbuluar analizën e rrezikut dhe për të përgatitur plane sigurie”, u shpreh ministri në një dalje për mediat.

Për këtë zhvillim u formua një bord koordinues dhe një qendër e operacioneve zgjedhore, ndërsa masat e sigurisë kibernetike u morën në koordinim me Këshillin e Lartë Zgjedhor.

Turqia zhvilloi dy zgjedhje të mëdha vitin e kaluar, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, me pjesëmarrje rekord deri në 90 për qind te votuesve. Turqia zhvillon zgjedhje lokale çdo pesë vjet. Zgjedhjet e 31 marsit do të nxjerrin kryetarë të rinj bashkie dhe zyrtarët kryesorë në 81 provinca.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026