Skandal me QSUT, KLSH: Kabineti i endoskopisë në spitalin e ri, i pacertifikuar

26 Mars 2024 | 17:20

Kabineti i endoskopisë në Spitalin e ri në Qendrën spitalor Universitare Nënë Tereza nuk është i certifikuar.

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se kompania që ka fituar tenderin në vitin 2022 për insalimin e pajisjes endoskopike nuk ka tagrin ligjor.

Në dokumentin zyrtar shkruhet se “Pjesët përbërëse të pajisjes të paraqitura në ofertën teknike kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, secila më vete në data dhe vite të ndryshme nga viti 2021-2022, me prodhues të ndryshëm dhe operatorë të ndryshëm, ç’ka dëshmon se pajisja është asambluar në Shqipëri. Ndërkohë që procesimi/mbledhja në një pajisje është bërë nga shoqëria që ka fituar tenderin por që nuk e ka tagrin ligjor/teknik për ta kryer këtë asamblim.

Nga ana tjetër audituesit kanë zbuluar se pajisjet janë të pashoqëruara me certifikatën e origjinës dhe raportet e testeve. Ata kanë përllogaritur se vlera e dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në 17 milion e 184 mijë lekë, ç’ka duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria fituese.

Audituesit janë shprehur se nga Asamblimi i pajisjes Videoendoskop, si dhe mosmbajtja e raportit të instalimit, funksionimit dhe trajnimit të stafit mjekësor, jo vetëm është shpenzim që nuk ia ka arritur qëllimit, por është risk i lartë për kryerjen e këtij shërbimi kaq të rëndësishëm për jetën e pacientëve.

Ata thonë se dëmi shëndetësor ndaj pacientëve është i pallogaritshëm, pasi shërbimi ndaj pacientëve me këtë pajisje të asambluar në Shqipëri nga persona të palicensuar, pajisje pa kalibruar, pa raport instalimi dhe funksionimi, pa raport trajnimi për personelin, pa manuale shërbimi dhe përdorimi, pa raportet e testeve është me risk të lartë për shëndetin e pacientëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026