Zëdhënësi i Marinës: Ukraina ka fundosur ose çaktivizuar 1/3 e anijeve ruse

26 Mars 2024 | 18:47

Ukraina ka fundosur ose çaktivizuar një të tretën e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi në pak më shumë se dy vjet luftë, sipas zëdhënësit të marinës së Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, megjithatë, vetëm dy nga rreth një duzinë luftanije ruse me raketa janë mbytur dhe Ukraina planifikon të vazhdojë sulmet e saj, shtoi Dmytro Pletenchuk.

“Qëllimi ynë përfundimtar është mungesa e plotë e anijeve ushtarake të të ashtuquajturës Federata Ruse në rajonet e Azov dhe Detit të Zi”, tha ai për Associated Press.

Ai po fliste pasi Ukraina goditi anijen zbarkuese ruse Konstantin Olshansky në Sevastopol. Anija kishte qenë pjesë e marinës së Ukrainës përpara se Rusia të aneksonte Krimenë në vitin 2014.

Suksesi i sulmeve me dron dhe raketa të Ukrainës ka qenë një nxitje e madhe morale për një ushtri që ende po lufton në terren kundër një ushtrie shumë më të madhe ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026