Shembja e urës në Baltimore të SHBA, shpallen të vdekur gjashtë persona
Gjashtë persona që ishin shpallur të humbur pas shembjes së urës së Baltimores në SHBA ditën e martë konsiderohen të vdekur. Autoritetet lokale deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit janë klasifikuar tashmë si operacione kërkim-rikuperimi. Ura u shemb pasi një anije tregtare u përplas me një nga kolonat e saj.
“Nisur nga koha e gjatë që kur ne filluam operacionet, kërkimet e gjata që kemi kryer, por edhe temperatura e ujit besojmë se në këtë pikë nuk do t’i gjejmë këta individë ende të gjallë”, deklaroi admiral Shanon Gilreath, komandant i Rojës Bregdetare.
Banorët e Merilendit janë të shqetësuar edhe për impaktin ekonomik të ngjarjes. Sipas tyre, humbja e urës do të shkatërrojë të gjithë zonën, si dhe të gjithë Bregun Lindor.
“Ura do të qëndrojë e shembur për vite. Gjëja kryesore që duhet të bëjnë autoritetet është të sigurojnë që kanali ujor të mbetet i hapur pasi ndryshe do të ndëshkojnë Baltimoren. Kalimi është jetik për tregtinë, sidomos atë të minerareve, që është dhe burimi kryesor i të ardhurave në të gjithë shtetin. Dhe tani, ky burim është i mbyllur”, deklaroi Joe Diesel, banor i Baltimores, SHBA.
Sekretari amerikan i Transporteve, Pit Butixhixh, në një konferencë shtypi pranë vendit të ngjarjes, deklaroi se është ende herët për të përcaktuar se sa kohë do të duhet të pastrohet kanali, që është 15 metra i thellë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)