Izraeli njofton vrasjen e numrit 3 të Hamasit
Izraeli njoftoi se ushtria e tij ka vrarë nënkryetarin e krahut të armatosur të lëvizjes së Hamasit në Gaza, që kishte ndihmuar në sulmin e 7 tetorit. Zëdhënësi i forcave të armatosura tha se sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, militanti është vrarë 2 javë më parë.
“Marwan Issa mbeti i vrarë në një operacion që kryem dy javë më parë, bashkë me Razi Abu Tama. Marëan Issa është numri tre i lëvizjes së Hamasit, që planifikoi sulmin e 7 tetorit. Ndërsa Razi Abu Tama ishte ish-komandant i kampeve të stërvitjes së Hamasit dhe aktualisht përgjegjës për tunelet nëntokësore”, deklaroi Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Ndërkohë, lideri i lëvizjes islamike, Ismail Haniyeh ka deklaruar se Izraeli ka dështuar në arritjen e qëllimeve strategjike që nga nisja e fushatës ushtarake në Rripin e Gazës fundvitin e kaluar.
Të paktën 16 persona mbetën të vrarë kur një raketë goditi një godinë të banuar në jug të enklavës palestineze. Bëhet fjalë për tre familje nga Qyteti i Gazës që ishin strehuar në qytetin jugor të Rafahut.
“Ne po shihnim lajmet dhe ishim të lumtur për njoftimin për armëpushim. Ramë të flinim rreth orës 12 e 30, kur papritur një raketë shkatërroi një godinë të tërë. Në këtë godinë ndodheshin rreth 40 persona”, deklaroi Mahmoud Shurrab, banor i zhvendosur.
Ndërkohë, në mungesë të kamionëve me ndihma, pako me ushqime janë hedhur nga ajri. Nga të dhënat paraprake rezulton se uria ka prekur 2.3 milionë njerëz në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut