Jorgo Goro shfaq probleme kardiake, shtrohet në spitalin e burgut
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka shfaqur probleme shëndetësore në ambientet e burgut.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Goro është shtruar në spitalin e burgut këtë të mërkurë, një ditë pasi GJKKO rikonfirmoi masën e “Arrestit me burg”.
Sipas burimeve Goro ka shfaqur probleme kardiake në orët e para të mëngjesit.
Kujtojmë se më herët këtë të enjte u bë publike dhe dorëheqja e Goros nga posti i kryetarit në detyrë i Bashkisë së Himarës.
Goro e dha dorëheqjen përmes një letre që mban datën 25 mars, në të cilën i drejtohej Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Himarës.
Mes të tjerash Goro shkruante se është në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që sipas tij nuk e ka bërë.
Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi po hetohet me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi për ndërtimin e kompleksit turistik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset