Ishte shpallur në kërkim, vetëdorëzohet në Polici ish-drejtori i ALUIZNI-t Sarandë

27 Mars 2024 | 18:32

Është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës ish-drejtori i ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati, 47 vjeç.

Murati ishte shpallur në kërkim me urdhër ndalimi të Prokurorisë së Sarandës prej 13 marsit.

Ndaj Muratit rëndojnë dy akuza, “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”. Murati akuzohet për ndërtimin e paligjshëm dhe falsifikimin e dokumentave inxhinierikë të hotelit të tij 7 katësh në lagjen nr.4 Sarandë.

Bashkë me Marielin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT. 2 prej tyre janë në masë “Arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026