“Skandal në Europol”- Politico: Zhduken dosjet me të dhëna të zyrtarëve të lartë
Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, Europol.
Sipas Politico, janë zhdukur disa dosje, të cilat përmbanin të dhëna personale të drejtuesve të lartë të institucionit.
Po ashtu, besohet se zhdukja e dosjeve ka të bëjë me proceset hetimore brenda vetë institucionit në fjalë.
Politico raporton se disa nga dosjet e munguara përfshijnë ato të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe.
“Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosjet që mungonin.Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të shkeljes së sigurisë dhe të të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e Europol.
Mësohet gjithashtu se disa nga dosjet e humbura janë rishfaqur pasi një qytetar i ka gjetur të hedhura në një ambient publik në Hagë dhe i ka sjellë në komisariatin e policisë lokale.
Sipas një zyrtari, dosjet e burimeve njerëzore mund të përmbajnë informacion në lidhje me aplikimin për punë të zyrtarëve, trajnimin përkatës, datat e lindjes, statusin martesor, vartësit, adresën aktuale dhe informacione të tjera të rregullta.
Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS) u njoftua gjithashtu për incidentin e ndodhur me anëtarët e stafit të Europol. dosjet e të cilëve u prekën, thuhej në shënimin e brendshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi