Irani ndërton një ‘qytet nëntokësor me raketa’
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) pasqyrohet se tri nga eksportuesët më të mëdhenj të armëve, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kanë rritur sasinë e dërgesave gjatë periudhës 2016-2020, mirëpo rënia e eksporteve nga Kina dhe Rusia kompenson rritjen.
Shtetet e Bashkuara përbëjnë eksportuesit më të mëdhenj, përkatësisht me 37% të shitjeve të armëve globale gjatë periudhës së fundit, ka thënë SIPRI. Gjysma e armëve amerikane janë dërguar në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë raporti tregon se Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe në botë, është përgjegjëse për një të pestën e shitjes së armëve, ndonëse shitjet i kanë rënë me 22% krahasuar me periudhën 2011-2015, kryesisht për shkak të rënies së importit nga India.
Hulumtuesi i lartë në SIPRI, Pieter Wezeman, cilësoi se ende është shumë herët të shihet nëse rënia e transferit të armëve do të vazhdojë.
“Ndikimi ekonomik i pandemisë mund të ndikojë me rivlerësim të importeve të armëve në disa shtete në të ardhmen” – tha Wezeman.
Ndërsa shitja e armëve në botë po pëson rënie, nga ana tjetër televizioni shtetëror i Iranit ka lëshuar foto dhe video të bazës së re të arsenalit të Gardës Revolucionare, me raketa lundrimi, raketa balistike dhe “armë elektronike”. Megjithatë televizioni nuk e zbuloi vendndodhjen e bazës.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta