Nominohet për Oscar filmi për gjenocidin në Srebrenicë
Akademia amerikane e Filmit ka njoftuar se “Quo Vadis, Aida?” (2020), film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniç, u nominua për Çmimin Oscar, në kategorinë për ‘filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse’.
Theksojmë se filmi flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe është i pari me metrazh të gjatë që trajton këtë tematikë.
Ngjarja zhvillohet në korrik të vitit 1995 dhe personazhi kryesor është Aida, një përkthyese për Kombet e Bashkuara, e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.
Regjisorja e filmit, Jasmilla Zhbaniç, thotë se “Quo Vadis, Aida?” bazohet në fakte reale, tek të cilat ajo ka arritur duke lexuar dëshmi dhe libra, duke parë video, si dhe duke biseduar me ekspertë dhe dëshmitarë.
Këto të dhëna përfshijnë për shembull se në viti 1995 forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Ndërkohë theksomë se Çmimet Oscar do të ndahen në datën 25 prill.
Bosnje e Hercegovina tashmë ka fituar një Oscar me filmin “Toka e askujt”, të regjisorit Danis Tanoviq, i cili në vitin 2001 është shpallur filmi më i mirë i huaj.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta