Bllokohet votimi i ligjeve, pas ligjit për shtetësi, opozita në RMV kundër votimit të ligjit për kundërvajtje

10 Mars 2021 | 14:52

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut kërkon të bllokojë punimet e Kuvendit, ashtu siç paralajmëruan javën e kaluar. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa parashtruan sot 2 mijë amendamente ndaj propozimit për Ligjin për kundërvajtje, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit dhe bllokimit të Ligjit për Shtetësi nga dy partitë maqedonase.

Koalicioni opozitar thotë se do të vazhdojë në të njëjtën formë të bllokojnë çdo ligj në Kuvend, deri sa të gjendet gjuhë e përbashkët për kalimin e Ligjit për Shtetësi të propozuar nga partitë e Ziadin Selës e Afrim Gashit.

“Vlerësojmë se e vetmja armë politike dhe demokratike e jona është që të bëjmë reciprocitet dhe çdo ligj pa asnjë dallim, ne do ta bllokojmë derisa të vijë një marrëveshje e përbashkët që të tërhiqen amendamentet për ligjin për shtetësi”, tha Skënder Rexhepi, deputet i ASH-AAA.

Përveç bllokimeve, pushteti po përballet edhe me shumicë të brishtë parlamentare, që shpesh përkthehet në mungesë kuorumi në Kuvend. Ky ishte edhe një nga shkaqet pse kryeministri Zoran Zaev propozoi koalicion të gjerë qeveritar ku do të merrnin pjesë edhe partitë opozitare.

Por ky propozim është i papranueshëm për VMRO DPMNE-në.

“Për çfarë do të hynim në një koalicion? Për të amnistuar kriminalitetin, për dështimet e menaxhimit me virusin dhe vaksinat, për korrupsionin? Ne kemi bërë një propozim, por për krijimin e një qeverie ekspertësh, qeveri teknike që do të ketë për qëllim vetëm organizimin e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të besueshme, të drejta dhe transparente”, shprehet Igor Janushev, deputet i VMRO DPNME.

Maqedoninë e Veriut në vjeshtë e presin zgjedhjet lokale. Gjithnjë e më shumë po rritet presioni ndaj pushtetit që bashkë me zgjedhjet lokale, të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deri tani, kryeministri Zaev ka refuzuar çdo opsion për zgjedhje të parakohshme. Madje në fillim të marsit Zaev kërkoi votëbesimin nga Kuvendi, i cili iu votua me 62 vota pro, nga 120 deputetë sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026