EMRAT| Trafik droge me postë nga SHBA, arrestohen 2 persona në Tiranë

29 Mars 2024 | 10:22

Polica e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga SHBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar dhe ka arrestuar 2 persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “California” u vinë në pranga shtetasit Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026