Përplasje në Himarë, qyetetarët ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak

29 Mars 2024 | 10:45

Ka nisur me tensione mbledhje e këshillit Bashkiak të Himarës, ku pritet të caktohet drejtuesi i ri i bashkisë së këtij qyteti.

Të pranishëm në ambientet ku po mbahet mbledhja janë dhe mbështetës të shumtë të Fredi Belerit, të cilët janë përplasur me policinë.

Qytetarët kundërshtojnë që detyra e kryebashkiakut t’i kalohet një prej nënkryetarëve nga radhët e Partisë Socialiste.

Nën thirrjet “jashtë” dhe duke brohoritur Beleri, qytetarët ndërprenë punime e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe kërkuan daljen nga salla të prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo.

Tensionet bënë që mbledhja të shtyhet për më vonë në në një moment kur situata të jetë më e qetë.

Në këtë seancë ishte parashikuar votimi se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.

Vakanca e krijuar në drejtimin e Bashkisë së Himarë erdhi pasi kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro u arrestua më 23 mars. Ai po hetohet nga SPAK me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet i PS.

Ndërkohë që kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, nuk mundi të kryente betimin për shkak të mosdhënies së një leje të posaçme nga GJKKO.

Kujtojmë gjithahstu se GJKKO vendosi të martën e 5 marsit që të shpallte fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje Fredi Belerin duke e dënuar atë me 2 vjet burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026