IMT nis prishjen e shtesave dhe shkallëve në liqenin e Pogradecit
Inspektoriati ndërtimor pranë bashkisë së Pogradecit ka nisur prishjet e urave, shtesave dhe shkallëve prej betoni të cilat kishin bllokuar plazhin për qytetarët, duke mos lejuar aksesin për këta të fundit.
Ky lirim i hapësirave publike vjen pak para sezonit turistik dhe nga ana e bashkisë thuhet se qëllimi është që kjo zonë të lidhet me plazhin e “uçkave” si një hapsirë publike plazhi dedikuar tërësisht qytetarëve.
Aksioni i prishjeve është ndërprerë për të vijuar edhe ditën e martë, pasi duhet të bëhen disa ndërhyrje nga inxhinerët e ujësjellës-kanalizimeve në një stacion pompash në zonë.
Nga ana e banorëve nuk ka pasur rezistencë për prishjet, pasi ata ishin njoftuar më herët.
Ajo që vihet re edhe në pamje është se sasia e betonit të përdorur gjatë kohës së ndërtimeve ka qenë mjaft e madhe dhe me këto prishje liqenit i shtohet hapësira.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta