Ukraina, jo prioritet për BE, sondazhi i ENW: Evropianët pro mbështetjes, por jo…

29 Mars 2024 | 17:20

Për 70% të qytetarëve evropianë është me rëndësi që BE të ofrojë mbështetje për Ukrainën, por vetëm gjysma e tyre e konsiderojnë atë një prioritet. Kështu thotë sondazhi i radhës i IPSOS dhe Euronews mbi argumentin në fjalë.

Që nga fillimi i luftës, BE dhe vendet anëtare kanë garantuar 93 miliardë euro në ndihma financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, e cila po vuan nga agresioni Rusi. Kësaj i shtohen 50 miliardët që liderët e Unionit vendosën në fillim të shkurtit.

Sipas Sven Biscop, drejtor i institutit “Egmont” në Bruksel, BE nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesë betejën e Ukrainës për territorin e saj. Në të njëjtën kohë, rënia eventuale e Ukrainës nuk do të thotë mposhtje të BE-së, por do të inkurajonte Rusinë të avancojë pushtimin. Parandalimi i këtij skenari është interes bazë për Unionin.

“BE ka bërë një hap të paprecedent. Ne kemi bërë një vend në luftë kandidat për anëtarësim. Nuk e kemi bërë kurrë këtë, që do të thotë se kemi marrë përsipër përgjegjësinë për mbijetesën e pavarësisë së Ukrainës në një territor sa më të gjerë. Ndaj, me këtë vendim të rëndësishëm gjeopolitik, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndihmojmë Ukrainën”, tha Sven Biscop, drejtor i institutit “Egmont”, Bruksel.

Të dhënat e sondazhit tregojnë se vendet skandinave janë pro mbështetjes së Ukrainës krahasuar me mesataren e BE-së. Përpjesëtimi më i madh është ai i suedezëve, 68%. Në ekstremin tjetër është Hungaria, me vetëm 12 për qind të qytetarëve që mendojnë se çështja duhet të jetë prioritet. Është një korrelacion interesant që votuesit e së djathtës ekstreme të Identitet dhe Demokraci janë më pak të prirurit për të mbështetur Kievin. Sipas ekspertëve, kjo tregon influencën e keqinformimit rus.

“Më duket e habitshme që shumë parti ekstremiste të djathta, që hiqen si nacionaliste, i lejojnë vetes të manipulohen nga Rusia dhe të keqinformojnë votuesit. Nëse do të ishin të sinqerta, që të kujdeseshin për interesin kombëtar, atëherë do ta kuptonin se është në interesin e tyre të mbështesin Ukrainën përballë fushatës ruse të keqinformimit”, tha Sven Biscop, drejtor i institutit “Egmont”, Bruksel.

Sven Biscop shton se Ukraina i habiti të gjithë me forcën dhe vullnetin e saj luftarak dhe kjo vendosmëri forcoi synimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë. Dhe tani është bërë e qartë se pa një mbështetje të mëtejshme ushtarako-financiare, vendi nuk mund të mbrojë pavarësinë e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026