Dyshohet se vrau marokenin në Spanjë, urdhërohet marrja me forcë e ADN së Florianit
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN-së për shqiptarin 30-vjeçar, Florian Rama, i cili akuzohet për vrasjen e një shtetasi maroken.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se Florian Rama u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor të vitit 2019, pas një debati në një bar.
Tre dëshmitarë e kishin identifikuar atë në skicat e fotografive të policisë të disa individëve me precedentë penalë, që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, lokacioni i celularit gjithashtu e tregoi atë, atë mëngjes në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu kamerat kapën një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës.
Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN-në e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë, por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.
ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta