Vrasjet e ndodhura mbrëmë në Prishtinë, Policia publikon fotot e 2 të dyshuarve
Polica e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre.
Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.
E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, raportojnë mediet e Kosovës.
Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua ndërroi jetë sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G. 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit teksa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, e nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim në gjetjen e të dyshuarve
Njësia e Përgjithshme e Hetimeve që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e të dyshuarve.
Të dyshuarit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berish janë në kërkim për vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmë.
Edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga policia, kërkime të vazhdueshme, bastisje në disa lokacione etj., të dyshuarit janë ende në arrati, kështu që për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarve na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app : Lajmero Police
Tel: 192


LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë