Pas 13 vitesh pritje, Bullgaria dhe Rumania bëhen pjesë e Shengenit
Nga sot Rumania dhe Bullgaria hyjnë në zonën Shengen me kufij ajror dhe detar, bazuar në vendimin e Këshillit të BE-së nga dhjetori 2023.
Arsyeja e anëtarësimit të pjesshëm është vetoja e vendosur nga Austria, e vetmja anëtare e BE-së që ka shprehur kundërshtime, e nxitur nga frika e fluksit të azilkërkuesve, njofton agjencia bullgare BTA.
Me hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë, zona Shengen, e krijuar në vitin 1985, tani do të ketë 29 anëtarë – 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Kryeministri i Rumanisë, Marsel Colaku, tha se deri në fund të vitit do të vijë integrimi i plotë i vendit, duke përfshirë edhe kufijtë tokësorë.
Komisioni Evropian përshëndeti pranimin e dy vendeve në zonën Shengen dhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e quajti atë një “sukses të madh”.
“Unë mirëpres heqjen e kontrollit të brendshëm të kufijve ajror dhe detar. Ky është një sukses i madh për të dy vendet. Dhe gjithashtu një moment historik për zonën Shengen, zona më e madhe e lëvizjes së lirë në botë. Së bashku ne po ndërtojmë një Evropa më e fortë dhe më e bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, tha presidentja e KE-së.
Hapi tjetër është heqja e kontrolleve edhe në kufijtë e brendshëm tokësorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet