Prishen planet e BE-së, “Johnson & Johnson” anulon ngarkesën e parë të vaksinave

10 Mars 2021 | 15:17

Plani evropian i vaksinimit ka marrë një tjetër goditje. Kompania “Johnson & Johnson” ka probleme me furnizimin dhe nuk do të mund të shpërndajë 55 milionë ga 200 milionë dozat që BE ka porositur.

Lajmi vjen vetëm një ditë para aprovimit të vaksinës nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe ligjvënësit evropianë janë acaruar.

“Është me rëndësi që ne të përmbushim marrëveshjet me kompanitë. Do të ushtroj presion ndaj Komisionit për ta ndjekur këtë çështje, pasi koha është një faktor i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve”, tha Helene Fritzon, euro-deputete suedeze:

BE-së i duhen me doemos këto doza. Deri tani, vetëm 6.5% e popullsisë së Unionit është vaksinuar, ndryshe nga Britania me 33.1% dhe Izraeli me 57%.

Euro-deputetët janë të shqetësuar për besueshmërinë e planit të BE-së, por besojnë se të bashkuar në bllok është më mirë se vetëm.

“Mendoj se mund të arrijmë më shumë me një marrëveshje të vetme. Nëse do na duhen 27 marrëveshje, atëherë do të jetë shumë e rrezikshme. E vetmja mënyrë është të bashkëpunojmë dhe të tregojmë solidaritet. Kam një pyetje për vendet anëtare që s’kanë besim… dinë gjë nëse ka një stok me vaksina? Nëse po, ku është?”, shtoi ajo.

Deri tani, BE ka kryer vaksinime me kompanitë “Pfizer-BioNTech”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”, të aprovuara nga Agjencia e Medikamenteve.

“Johnson & Johnson” mund të aprovohet këto ditë, ndërsa “Curevac”, “Novavax” dhe “Sputnik” në muajt e ardhshëm.

Por premtimet e Ursula von der Leyen për injektimin e 80% të popullsisë së rritur brenda verës do jetë i vështirë të mbahet.

Për këtë arsye prioriteti i Komisionit është t’i mbajë në Evropë vaksinat e prodhuara në Evropë dhe ky është motivi përse u bllokuan vaksinat për në Australi.

“Duhet të sigurohemi që kompanitë me të cilat kemi nënshkruar kontrata të përmbushin  zotimet dhe të bëjnë shpërndarjen. Personalisht kam kërkuar kompetenca për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, Thierry Breton, komisioner i BE-së.

Në përpjekje për të përshpejtuar gjërat, presidentja e KE-së njoftoi se 4 milionë doza të reja nga “Pfizer-BioNTech” do t’u dërgohen vendeve anëtare në dy javët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026