Fletë votimi me emra apo numra, Celibashi: Mund të kemi ngërç

10 Mars 2021 | 15:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka vendosur se si do të jetë forma e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Socialiste mbështet idenë që në listë të jenë vendosur vetëm emrat e partive dhe koalicioneve ndërsa kandidatët të jenë me numra. Ndërsa Partia Demokratike kërkon që edhe për kandidatët të jenë të shënuar me emra.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se kjo çështje mund të krijojë një ngërç ndërsa ai vetë personalisht është i mendimit se në fletë kandidatët duhet të jenë të shënuar me emra.

Sipas tij emri i kandidatëve në listën e votimit do të krijonte më shumë lehtësi për votuesit dhe ai do të ishte i qartë dhe i bindur për zgjedhjen që ka bërë.

“Është më e dobishme që në fletët e votimit të ishin emrat e kandidatëve por nuk e dimë se si ndikon kjo zgjidhje tek madhësia e fletës së votimit. Jemi duke bërë disa testime. Që nga e hëna kemi numrin e subjekteve dhe nuk do të jenë më shumë se 13 subjekte dhe shto një kandidat të pavarur në Tiranë”, tha z. Celibashi.

Ndërsa edhe duke interpretuar Kodin Zgjedhor, ai tha se ligji është i interpretueshëm por lë të kuptohet se në fletë duhet të jenë emrat e kandidatëve.

Por pavarësisht kësaj, sipas Ilirjan Celibashit përfshirja e të gjitha emrave të kandidatëve në fletën e votimit mund të sjellë probleme në disa qarqe ku ka shumë kandidatë.

“Nëse lista do të rezultoi e gjatë mund të jetë më praktike fleta me numër. Mund të kemi një ngërç por duhet të kuptojmë që bëhet fjalë për një çështje të karakterit teknik dhe nga pikëpamja politike nuk krijon avantazh dhe disavatazh”, përfundoi kreu i KQZ-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021