“Turqia do të ndryshojë”- Osmani zbulon skenarin e ri pa Erdogan
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme në Turqi, mund të kemi një përballje mes kryebashkiakut të Stambollit nga radhët e opozitës dhe personit që do të dalë nga Partia e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Komentet Osmani i bëri në Euronews Albania, ku tha se skenografia e re politike për përfundimit të mandatit nga Erdogan, do të varet nga produktet e reja politike që po hyjnë në lojë.
Ai tha gjithashtu se fitorja e opozitës me një përqindje aq të lartë në Stamboll, ishte apokaliptike dhe e padëgjuar.
“Mendoj që në presidencialet e ardhshme, po të mos ketë figura të reja, do të kemi një përballje mes Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit dhe personazhit që do të prodhojë AK-partia e Erdogan.
Kjo lloj përballje, bashkë me figurat e reja që po hyjnë në lojë, bashkë me dinamikat e partive të tjera, të gjitha këto do të na tregojnë se cili do të jetë produkti politik dhe skenografia politike që ka prodhuar shteti i ri turk. Me 10 pikë Stambolli, është një humbje e madhe apokaliptike. Ankaraja është gjysëm për gjysëm.
Mbërriti demagogjia në nivele që turqit i thanë stop këtu. Paraja të lodh, pushteti të lodh, demagogjia të lodh dhe vjen populli në një moment të caktuar dhe të jep një shuplakë e të thotë ose do zgjohësh, ose do ikësh”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta