Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon të rimarrë Stambollin

31 Mars 2024 | 09:44

Në Turqi të dielën po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe fokusi kryesor është në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan që të marrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Humbja e Stambollit ishte goditja më e madhe për udhëheqësin turk dhe partinë e tij pas dy dekadash në pushtet. Por, Erdogan u kundërpërgjigj më 2023, duke u rizgjedhur në postin e presidentit dhe partia e tij duke marrë shumicën në Parlament.

Rezultatet e së dielës mund të përforcojnë kontrollin që Erdogan ka ndaj Turqisë – shtet anëtar të NATO-s – ose të sinjalizojnë një ndryshim në skenën politike. Një fitore e Imamoglut mund të shihet si ushqim ndaj pritshmërive që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar në të ardhmen.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Vendvotimet mbyllen në orë 17:00 dhe rezultatet e para priten në orën 22:00, sipas kohës lokale.

Në Stamboll, qytet që i jep shtytje ekonomisë turke dhe ka 16 milionë banorë, sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë mes Imamoglut dhe kandidatit të partisë së Erdoganit, Murat Kurum. Kurum në të kaluarën ka mbajtur post ministror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026