Si mund të votojnë qytetarët dhe kur rrezikohet që vota e tyre të shpallet e pavlefshme?
Në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaroi me gazetaren Ilva Tare se në cilat raste do të konsiderohet vota e vlefshme dhe në cilat e pavlefshme.
Celibashi saktësoi se ende fleta e votimit nuk është miratuar dhe mbetet në diskutim nëse do të shoqërohet me numra apo emra kandidatësh. Megjithatë ai nxitoi të theksojë se përpara procesit të votimit nga KQZ-ja do të ketë një fushatë informimi të gjerësishme.
Nëse fleta e votës është me kandidatë të listuar me numra
- Nëse votohet vetëm për një parti pa shënjuar në anën tjetër për kandidatë, vota konsiderohet e vlefshme dhe shkon për partinë.
- Nëse votohet vetëm për një kandidat pa shënjuar për një parti, vota konsiderohet e pavlefshme sepse numri për kandidatin “konsiderohet se nuk thotë asgjë”.
- Nëse votohet për një parti dhe shënjohen emrat për dy kandidatë, vota konsiderohet e vlefshme vetëm për partinë.
“Preferencën [për kandidatin] do të duhet ta shprehësh brenda zgjedhjes politike fillimisht [më pas kandidatin], do të zgjedhësh trenin kur do hysh, pastaj vagonin zgjidhe ku të duash, pra do ndash njëherë trenin do të shkosh në Rrogozhinë apo në Shkodër,” – tha Celibashi.
Nëse fleta e votës është me kandidatë të listuar me emra
- Nëse zgjedh vetëm emrin e kandidatit, pa shënjuar për partinë, vota konsiderohet e vlefshme dhe shkon edhe për partinë edhe për kandidatin.
- Nëse votohet për një parti dhe shënjohen emrat për dy kandidatë, vota konsiderohet e vlefshme vetëm për partinë.
- Nëse voton për një parti dhe shënjon si parapëlqim për një kandidat të një partie tjetër, vota konsiderohet e pavlefshme.
Lexoni gjithashtu:
Fletë votimi me emra apo numra, Celibashi: Mund të kemi ngërç
Ilirjan Celibashi thotë se vetëm një parti ka dorëzuar listë të saktë në KQZ
Pse partive iu pranuan listat edhe pas përfundimit të afatit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.