Zgjedhjet lokale në Turqi, pse humbi Erdogan? Deklaratat pas rezultatit

1 Prill 2024 | 13:05

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pranoi de fakto humbjen e partisë së tij “Drejtësi dhe Zhvillim” në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në vend. Përpara mbështetësve në Ankara, ai tha se rezultatet nuk ishin ato që shpresonte. Ndërkohë, opozita turke shpalli fitoren në qytetet e mëdha, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin.

Mansur Yavas, kryetar i Bashkisë së Ankarasë deklaroi pas fitores: “Ata bënë të njëjtën gjë në zgjedhjet e kaluara. Ata që nuk mësuan asgjë nga proceset e kaluara, ata që kanë njollosur atdhetarë të çeliktë, duke u bazuar tek politika e baltës, kanë humbur edhe njëherë përballë vullnetit të qytetarëve të Ankarasë dhe do vazhdojnë të humbasin”.

Me një pjesëmarrje prej 77% dhe me 98% të votave të numëruara, Partia Popullore Republikane në opozitë fitoi 37.6% të votave kundrejt 35.6% të partisë së Erdogan.

Vëzhguesit e quajnë rezultatin një tërheqje elektorale për kreun e shtetit në dekada dhe konsiderojnë ekonominë si arsyen kryesore për këtë humbje.

Erdogan e pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim nga ballkoni i pallatit presidencial, duke thënë se “31 marsi nuk është fundi, por një pikë kthese”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026