Shqipëria 15 vite në NATO, Meta: Një nga ngjarjet më të mëdha në historinë kombëtare
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar anëtërësimin në NATO si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e kombit shqiptar.
Meta falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje, por edhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë.
Reagimi i Metës:
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Mirënjohje për të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO.
Në këtë përvjetor historik, shpreh falenderimet më të përzemërta ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në veçanti për Presidentin George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, në vitin 2007, frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Sot gjithashtu kam kënaqësinë e veçantë, të ndaj me ju një moment të paharruar, nënshkrimin në Tiranë më 2 maj 2003 me Sekretarin e Shtetit, Colin Poëell të Kartës së Adriatikut, një akt shumë i rëndësishëm që përgatiti anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.
Ndaj edhe ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 21 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria e Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s.
Partia e Lirisë angazhohet për t’u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit të institucioneve të sigurisë kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta