Përfshihet nga flakët banesa në Berat, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën në gjumë

1 Prill 2024 | 13:42

Një zjarr ka rënë sot në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Drejtoria e MZSH Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë rrëzuar derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës, zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale (vetëm në ballkon) dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026