Turizmi i vaksinave në Moskë, shumë qytetarë të huaj po udhëtojnë drejt Rusisë për t’u vaksinuar

10 Mars 2021 | 15:30

“Sheshi i Kuq” i Moskës nuk ka më vetëm turistët e zakonshëm por edhe individë që vijnë për turizëm por edhe për të marrë vaksinën “Sputnik V”. Me origjinë nga Bangladeshi Azeem studion në Moskë në shkollën e lartë për ekonomi. Sot ai po merr dozën e dytë të vaksinës.

“Ishte vaksina e parë në botë dhe mendoj që është shumë e mirë! Njoh studente nga Vietnami, Indonezia, Amerika, Italia që janë vaksinuar gjithashtu,” – thotë Azeem.

Por me kufijtë e Rusisë të mbyllur pjesërisht, nuk është e lehtë për të huajt që të udhëtojnë drejt Moskës. Shumica e atyre që udhëtojnë drejt saj janë rusë. Alina jeton në Gjermani dhe ajo po kthehet sërish atje, pasi erdhi për tu vaksinuar.

“Ekziston një çertifikatë që tregon që unë jam vaksinuar në Rusi. Dhe shpresoj shumë që autoritetet gjermane do ta njohin atë kur unë të kthehem sërish në Gjermani. Nëse do të vaksinohesha në Gjermani do të prisja në një listë të gjatë. Ndërsa këtu u vaksinova për pesë minuta, edhe pse nuk kisha një pasaportë ruse me vete,” – shprehet Alina Drobyshevskaya rezidente ruse në Gjermani.

Zyrtarisht, tani për tani vetëm rusët kanë të drejtë që të vaksinohen me Sputnik V në Rusi. Por ky rregull nuk zbatohet në praktikë. Dhe autoritetet ruse, duke besuar te suksesi i vaksinës, shpresojnë që së shpejti të pushtojnë dhe tregun evropian.

Deri tani një total prej 46 vendesh kanë marrë dozat e vaksinës ruse. Dhe ekziston mundësia që vaksina ruse do mund që të shitet edhe në tregun evropian pas aplikimit tek Agjencia Evropiane e Barnave.

Ndërkohë, për ato që përpiqen të vaksinohen më herët, tani është e mundur që të drejtohen drejt Moskës për tu vaksinuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026