Mesazhi i Greqisë për Kosovën/ Krasniqi: Serbia do të ketë pasoja

1 Prill 2024 | 21:14

Analisti Agim Krasniqi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se është e rëndësishme mënyra se si ish-ministrja e Greqisë, Bakoyannis i është referuar Kosovës.

Ai tha se tashmë ndonëse Greqia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, ajo në letra zyrtare nuk i drejtohet më si një vend, por si një shtet.  Sipas tij kjo është shumë pozitive për shtetin e Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në KiE. Ai tha se është optimist për këtë, ndërsa shtoi se nuk i merr shumë parasysh deklaratat e Vuçiçit.

“Janë dy elemente kyçe që do i vlerësoj, e para është raporti që vihen nga ish ministrja e Greqisë që është një mesazh i fuqishëm që situata apo rrethana sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë janë në favor të Kosovës dhe se e dyta në raport flitet për shtet jo më për një vend sepse deri më tani Kosova është përfaqësuar si një vend, ndërsa tani në raport përshkruhet si një shtet.

Këto janë elemente jashtëzakonisht pozitive që do të jetë një refleksion për të gjitha ato shtete të cilat deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën, duke ardhur ky mesazh nga Greqia, jep një refleksion pozitiv drejt unifikimit të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës. ”,-tha Krasniqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026