Gjeneralja amerikane vizitë në Tiranë, takim me Begajn e krerët e ushtrisë shqiptare

2 Prill 2024 | 11:34

Gjeneralmajor Lisa Hou, gjeneral adjutante për Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në SHBA ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj dhe drejtues të lartë të ushtrisë.

Sipas njoftimit të ambasadës, Hou ka uruar Shqipërinë për hapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës dhe 15-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Disa nga temat e diskutimeve kishin të bënin me partneritetin mes dy vendeve dhe mbështetjen për programin e helikopterëve UH-60 Blackhawk.

Njoftimi i Ambasadës:

Gjeneralmajor Lisa Hou, gjeneral adjutante për Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, vizitoi #Shqipërinë javën e kaluar për të uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për hapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës dhe 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Gjatë vizitës së saj, gjeneralmajorja Hou u takua me gjeneralmajor Arben Kingji, Shef i Mbrojtjes (CHoD) për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura. Ajo është takuar edhe me presidentin Bajram Begaj, me të cilin ka punuar edhe më herët kur ishte shef i Mbrojtjes. Temat e diskutimit përfshinin ngjarjet e ardhshme të Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, të tilla si Kandidatët e Oficerëve të Gardës Kombëtare që vijnë për t’u trajnuar me kadetët e oficerëve shqiptarë muajin e ardhshëm, mbështetja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit për programin e helikopterëve UH-60 Blackhawk, rritje profesionale për ngjarjet e zhvilluara, konferencën e ardhshme Adriatic 5 CHoD të organizuar nga Shqipëria dhe stërvitjet ushtarake Defender 25 të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026