Mjeku nga Kosova kritika autoriteteve: Dështuan në sigurimin vaksinës anti-Covid

10 Mars 2021 | 15:41

Kosova prej ditësh po përballet me një rritje të rasteve të infektimeve nga pandemia Covid-19. Mjeku Ilir Tolaj thotë se rritja e infektimeve lidhet drejtpërdrejt më fushatën elektorale, ku partitë së bashku me qytetarët nuk respektuan masat kundër pandemisë.

“Kemi një rritje të rasteve të reja në veçanti pas datës 14 shkurt, gjë që është në lidhje direkte nga tubimet e pakontrolluara gjatë fushatës. Kjo rritje nuk ishte e jashtëzakonshme. Ne ende nuk kemi regjistruar të kemi mbi 600 raste të reja ditore, ndërsa në ditët e fundit kemi një ulje të rasteve”, tha ajo.

Ai theksoi se aktualisht situata epidemilogjike tregon se kemi të bëjmë me një valë të re të pandemisë, por kjo shtoi Tolaj nuk është aq agresive saç ishte vala e dytë.

“Është një situatë epidemiologjike që tregon për një valë të re të pandemisë, por nuk është se është e një niveli siç ka qenë vala e dytë . Nëse në javën që vjen nuk do kemi rritje të rasteve, atëherë masat e reja nuk ka nevojë që të merren, por është mirë të respektohen këto masat elementare dhe besoj se Kosova do mund ta kontrollojë pandeminë”, theksoi Tolaj.

Epidemilogu përcolli kritika të forta ndaj autoriteteve të Kosovës, për të cilat tha se kanë dështuar në sigurimin e vaksinës.

“Autoritetet kanë dështuar në sigurimin e vaksinës. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi siguruar asnjë dozë vaksine përkundër deklarimeve pompoze të muajve më parë se vaksina do vinte me kohë dhe do të jetë në sasi të mjaftueshme”, shtoi mjeku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026