Ukraina nis regjistrimin e dëmeve të luftës
Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kuleba shkroi se gjatë adresimit në Konferencën në Hagë më 2 prill, ai theksoi se “ukrainasit kanë nevojë për drejtësi tani. Jo në një të ardhme të largët”.
Në deklaratën përfundimtare të konferencës për Drejtësi për Ukrainën, përfaqësuesit e 44 shteteve dënuan “aktet e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës” dhe konfirmuan zotimin e tyre për krijimin e një “tribunali të posaçëm për hetimin dhe ndjekjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës”.
Në deklaratë u tha se Rusia duhet të përballet me të gjitha “pasojat ligjore për të gjitha aktet e saj të paligjshme ndërkombëtare… përfshirë reparacionin për lëndimet apo çdo dëm të shkaktuar nga këto akte”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut