Stoltenberg: Mbështetja e Koresë së Veriut dhe Iranit për Rusinë kërcënon sigurinë
Mbështetja ushtarake e ofruar nga Koreja e Veriut dhe Irani për Rusinë ka pasoja të rënda për sigurinë globale, të cilat aleanca 32-anëtare e NATO-s nuk mund t’i injorojë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.
Ai tha se Pheniani zyrtar transferoi raketa balistike dhe armë të tjera në Rusi, ndërsa Irani i dha Moskës drone Shahed, të cilët përdoren shpesh për të sulmuar infrastrukturën ukrainase, raporton Reuters.
Sipas tij, fuqitë perëndimore janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara se Irani së shpejti mund të furnizojë Rusinë me raketa balistike.
“Miqtë e Rusisë në Azi janë jetike për vazhdimin e luftës (në Ukrainë). Kina gjithashtu mbështet ekonominë e luftës së Rusisë”, tha Stoltenberg gjatë një takimi ministror të NATO-s në Bruksel, duke shtuar se ministrat do të diskutojnë se si të zgjidhet kjo çështje.
Duke cituar gjashtë burime, Reuters raportoi në shkurt se Irani i kishte ofruar Rusisë një numër të madh raketash balistike të fuqishme tokë-tokë, si pjesë e thellimit të lidhjeve ushtarake midis Rusisë dhe Iranit, i cili është nën sanksionet e SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta