Mustafaj: Kosova e gatshme të anëtarësohet në NATO, ka ushtri të re
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në Euronews Albania, është shprehur se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.
Sipas tij, Kosova ka një ushtri të re me mentalitet të ri.
Mes tjerash ai nënvizoi se jo vetëm ushtria e Kosovës, por dhe politika e sjelljet shoqërore janë të monitoruara nga NATO.
“Kosova është një vend i ri me një ushtri të re, me mentalitet të ri. Kosova është e gatshme për NATO, jo si kontributore e madhe me trupa dhe financa por si kontributore me shembullin e vet. Kjo ka rëndësinë e saj. Unë besoj se Ministria e Jashtme është e angazhuar pozitivisht për ta mbështet, besoj se misionet tona që janë në Bruksel është një mision tërësisht mbështetës i aspiratës së Kosovës por dhe i prezencës së NATO-s në Kosovë.
Besoj se po punon mirë, por Kosova është një shtet i monitoruar nga NATO. Ka raportime se është në monitorim dhe politika kosovare, sjellja e shoqërisë dhe kjo është një lehtësi e madhe për misionet diplomatike të Shqipërisë, jo vetëm në Bruksel por dhe në vendet anëtarë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës