Tirana mbrojtja më e dobët, Fagu “fajëson” ngarkesën psikologjike

2 Prill 2024 | 16:36

Kupa mbetet një objektiv konkret për Tiranën e Erbim Fagut, e cila në gjysmëfinale sfidohet nga Kukësi, skuadër që mund të konsiderohet surprizë.

Thuajse të rënë nga kategoria, verilindorët do të luftojnë në trofeun tjetër të rëndësishëm, ndërsa kupa mbetet synim dhe për Tiranën, e cila ka mbyllur përgatitjet për këtë përballje.

Trajneri Erbim Fagu i vlerëson maksimalisht verilindorët, të cilët janë forcuar nën drejtimin e Devollit.

“Sigurisht është ndeshje që e vlerësojmë maksimalisht, një trofe në lojë që ne od bëjmë maksimumin në këto 2 ndeshje, sidomos nesër. Skuadra e Kukësit sidomos me ardhjen e Devollit është më agresive, por gjithsesi ne i kemi idetë e qarta”, tha Fagu.

Tirana krahas rezultateve jo pozitive, rezulton skuadra me mbrojtjen më të dobët në Superligë.

“Problem nuk besoj se ka, kemi pasur ngarkesë psikologjike. Nuk kemi lojtarë të dobët në mbrojtje, kemi më të mirët në kampionat. Mungesa e rezultateve ka sjellë ngarkesë psikologjike. Nuk do gjejmë fajtorin, ne bëjmë maksimumin çdo ditë, në çdo seancë, jo vetëm për të përmirësuar mbrojtjen, por dhe mesfushën e sulmin”, tha ai.

Skuadra vjen me grupin e plotë në këtë përballje, ku siç tanimë dihet mungesa e vetme është ajo e Metës, i cili vijon të jetë i dëmtuar prej javësh. Të mërkurën paralelisht luhet dhe gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Vllaznisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026