Devolli i lumtur për kualifikimin/ Kukësi eliminon Partizanin nga kupa
Partizani i ka dhënë lamtumirën kupës së Shqipërisë, ndërsa është mposhtur në cerekfinale nga Kukësi, një kundërshtar që mund të konsiderohet surprizë.
Një 90 minutësh i mbyllur në shifrat 0-1, pas një supergoli të Francesko Hasaj, ndërsa edhe rezultati i ndeshjes së parë ishte 0-1, duke bërë që të ekzekutohej koha shtesë, e cila nuk solli ndryshim të rezultatit.
Ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku Kukësi triumfoi 5-3, me Atanaskoskin që ishte i vetmi që gaboi tek të kuqtë.
Në një prononcim për Euronews Albania, tekniku Bledar Devolli vlerësoi të tijët.
“Kisha besim tek skuadra, pasi nga ndeshja në ndeshje kishim bërë gjëra pozitive. Në këtë përballje i bëmë gjërat në mënyrën e duhur dhe si rrjedhojë erdhi dhe rezultati. Shpresoj që kjo të jetë pikë kthese për objektivin, qëndrimin në Superligë”.
Sa i përket paraqitjes në këtë sfidë, tekniku vlerëson kujdesin që lojtarët treguan.
“Kukësi nuk ndryshoi asgjë, lojtarët zbatuan detyrat dhe ishin të kujdesshëm në çdo situatë loje. Unë kam besim tek ky grup pasi shoh përmirësim dhe nëse diçka ka ndryshuar është që djemtë kanë arritur të kuptojnë atë që unë kërkoj çdo ditë në stërvitje”.
Kupa është një trofe që vlerësohet plotësisht nga Kukësi.
“Në respektojmë çdo garë. Ndeshjet e kupës do t’i luajmë njësoj si ato të kampionatit, duke vlerësuar gjithçka në maksimum”-theksoi Devolli.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve