Skënderbeu në finale, volejbollistet korçare triumfojnë në ndeshjen ndaj Partizanit

28 Shkurt 2024 | 16:43

Pas fitores 2-3 në kryeqytet ndaj Partizanit, Skënderbeu në volejboll për femra ia ka dalë të dhurojë një tjetër performancë të jashtëzakonshme në shtëpi.

Skuadra e udhëhequr nga Orlando Koja bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur ekipin nga kryeqyteti në shifrat 3-0. Në një atmosferë elektrizuese, ashtu si shpesh ndodh në Korçë vendaset Partizani e pati të pamundur t’i bënte ballë Skënderbeut, ndërsa ia doli të luftojë vetëm në setin e parë i cili u mbyll në shifrat 25-23.

Setet në vijim u mbyllën shpejt nga Skënderbeu në shifrat 25-14 dhe 25-15 duke hipotekuar triumfin 3-0 e prerë biletën për në finale.

Në përfundim trajneri Orlando Koja dhe kapitenia Elena Bego vlerësuan lojën e ekipit.

“Treguam atë punën që kemi bërë këto kohë. Skuadra u shpalos në gjithë nivelin e rrjetës dhe mbrojtje bllokuam mirë. Seti parë kishte nervozizëm pastaj gjithçka shkoi si e kishim menduar. Tirana është një tjetër skuadër e fortë, do të jetë një betejë tjetër. Shkojmë për fitore”,-tha Koja.

“Patjetër, finalet mbajnë emocione, fiton ai që bën më pak gabime. Gjithmonë Skënderbeu gabon më pak, por do parë ngarkesa emocionale, publiku sot ishte i mrekullueshëm”,-tha Bego.

Performancë pozitive dhe për venezuelasen Fabiana Pesce, e cila është përshtatur me lojën e skuadrës korçare.

“Jam e lumtur pas kësaj paraqitje, fillimisht isha pak nervoze. Njerëzit këtu janë miqësorë dhe mua më pëlqen shumë qyteti, më pëlqen Korça dhe jam shumë e lumtur të luaj këtu. Duhet të fitojmë kampionatin dhe kupën”,-tha Fabiana Pesce-Volejbolliste e Skënderbeut

Kujtojmë se Skënderbeu është fituesi në fuqi i kupës, teksa diçka të tillë do të provojë ta përsërisë edhe këtë sezon ku ne finale e pret Tirana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026