Investigimi i “The Sun”: Shtatzënat po u japin atësinë e fëmijëve klandestineve

2 Prill 2024 | 19:37

Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur. Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”.

Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre.

Pra, këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar. Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë.

Regjistroni fëmijën në emrin tuaj. Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026