Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

2 Korrik 2026 | 21:50

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre.

NCA, e cila heton krimin e organizuar ndërkombëtar dhe veprat penale të rënda, ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar kryesisht burrash që dyshohet se kanë kryer akte të ngjashme ndërsa viktimat ishin nën ndikimin e drogës.

Pas një hetimi të vitit 2025 nga gazetarët gjermanë në një forum online për krime të tilla, agjencia britanike identifikoi një rrjet vërtet ndërkombëtar, me anëtarë në dhjetëra vende, në çdo kontinent.

Hetimi i NCA-së në platformën pa emër çoi në arrestimin e tetë personave në Britani, ndërsa 14 hetime të ndara janë duke u zhvilluar, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe jashtë saj. Zyrtarët kanë identifikuar më shumë se 270 persona të lidhur me forumin.

“Sulmet seksuale të shkaktuara nga droga nuk janë më incidente të izoluara, por po bëhen gjithnjë e më të organizuara”, tha Nigel Leary, zëvendëskryetari i NCA-së.

 “Shkalla e fenomenit që kemi parë deri më tani është thellësisht shqetësuese”, komentoi ai.

Ngjarjet risjellin në vëmendje rastin e francezes Giselle Pelicot, e cila u drogua nga ish-burri i saj dhe ftoi burra të panjohur ta përdhunonin, pa dijeninë e saj, për gati një dekadë. Që nga gjyqi i Dominique Pelicot në vitin 2025, shumë raste të ngjashme janë zbuluar në Evropë, kryesisht në Gjermani dhe Holandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026