28-vjeçarja vritet nga ish-i dashuri sapo del nga Komisariati, polici: Çfarë kërkoi

4 Prill 2024 | 12:17

Një 28-vjeçare në Greqi u vra teksa nga ish-partneri, pasi doli nga Komisariati i Policisë ku kishte shkuar për të denoncuar dhunën e ushtruar nga ai.

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e një polici 23-vjeçar, i cili ishte në shërbim në Komisariat kur e reja kishte shkuar atje dhe kishte biseduar me të.

“Ajo tha se ish-i dashuri po e abuzonte, e kërcënonte dhe e përdhunonte, por ajo e kishte tërhequr denoncimin kundër tij”, tha polici 23-vjeçar.

28-vjeçarja pasi i ka përshkruar policit marrëdhënien e saj me autorin, i ka kërkuar një makinë patrullimi për ta shoqëruar në shtëpi.

“Ajo më shpjegoi se e kishte paditur në të kaluarën dhe kur e pyeta pse, më tha se ai e kishte dhunuar, kërcënuar dhe përdhunuar, por ajo e tërhoqi denoncimin. Pastaj kolegia ime e pyeti nëse dëshiron të bëjë padi sot dhe ajo u përgjigj se nuk dëshironte. Ajo na tha se gjithçka që donte ishte që një makinë patrullimi ta çonte në shtëpi.

Kolegu im i shpjegoi se në atë kohë nuk kishte asnjë makinë policie të departamentit për ta çuar në shtëpinë e saj dhe unë i thashë që ajo nuk mund të hipte në një makinë policie, vetëm për të thirrur 100, në mënyrë që të jepte një pikë takimi ose strehoje atë ose departamentin e policisë, për të shkuar së bashku në shtëpinë e saj ”, përshkroi oficeri i shërbimit.

Më pas, sipas dëshmisë së tij ajo pyeti se sa kohë do të duhej për të mbërritur një makinë patrullimi, me oficerët që i thanë asaj se nuk e dinin se sa kohë do të zgjaste.

Sipas dëshmisë së policit, pak pasi u largua nga Komisariati me një person të njohur, u dëgjua një burrë që bërtiste “ndihmë, po e vret, po e vret”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026