Gjirokastër, arrestohen 3 shtetas të shpallur në kërkim
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec është lokalizuar dhe kapur shtetasi B. R., 38 vjeç, banues në Lazarat, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 14.10.2019, Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
-si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është lokalizuar dhe kapur shtetasi A. R., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Delta”, i zhvilluar më datë 28.03.2024; si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj është lokalizuar dhe kapur shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës, Tepelenë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Furnitori”, i zhvilluar më datë 08.03.2024”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta