Ashpërsohen masat në RMV, 10-fishohen gjobat për qytetarët e bizneset, shifrat e të infektuarve në rritje
Kur ka kaluar një vit nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të shpërthimit të një vale tjetër të virusit.
Për këtë arsye, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vendosi masa të rrepta, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.
“Në Maqedoninë e Veriut u rikthye ora policore të cilën autoritetet shëndetësore e vendosën për shkak të shifrave të larta të personave të infektuar me COVID-19. Prej këtij momenti, nga ora 22:00 nis ora policore dhe policët nuk do të lejojnë kalimin e asnjë makine apo qytetari i cili nuk ka një leje të posaçme për lëvizje,” – raportoi korrespondentja e Euronews Albania në RMV, Ferikan Iljazi.
Për shkelësit e ligjit, qeveria ka përcaktuar gjoba të majme që fillojnë nga një mijë euro, por edhe dënime deri në një vit burg, ndërsa për bizneset që nuk respektojnë masat, gjobat do të nisin nga pesë mijë euro.
Ministri i brendshëm në RMV, Oliver Spasovski gjatë një inspektimi në terren për masat e ndërmarra, u bëri apel qytetarëve që të respektojnë rregullat pasi nuk do të tolerohet askush.
[
cite_header=Apeloj deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat. Në këtë mënyrë të gjithë do të japim kontribut në luftën kundër COVID-19. Sigurisht që ekzistojnë sanksione për shkelësit e ligjit. Janë edhe kundërvajtëse edhe penale dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë ata që marrin guximin të vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
cite_author=Oliver Spasovski
cite_description=Ministër i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut
]
Masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi për dy javët e ardhshme, ndërsa më pas do të veprohet në bazë të ecurisë së numrit të të infektuarve.
Vetëm një ditë më parë, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 913 raste pozitive dhe 16 viktima.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq