Një vit pandemi, por kur përfundon? Jeta ndryshoi, 11 mars 2020 OBSH shpalli COVID-19 pandemi globale

11 Mars 2021 | 07:41

Më 11 mars të vitit 2020 e gjithë bota do të hynte në një cikël të ri, me plot pasiguri dhe frikë nga i cili ende nuk ka shpëtuar ndonëse kemi mësuar më shumë.

Pikërisht një vit më parë Organizata Botërore shpalli COVID-19 një pandemi globale, pasi virusi SARS-CoV-2  kishte pushtuar thuajse çdo cep të botës e kur dita ditës shtohej frikshëm numri i të infektuarve por edhe viktimave.

Një virus që nisi në një qytezë të Kinës, në Wuhan e që më pas nuk kurseu asnjë vend të botës. Bota heshti.

“Në ditët dhe javët në vijim presim të shohim rritje të rasteve, shifra të vdekjeve dhe shifra të vendeve të prekura që shtohen edhe më shumë. Tanimë rreziku i një pandemie është bërë real. Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus.”

Ishte kjo deklarata e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë një vit më parë. Shumë ekspertë të cilët kanë kritikuar OBSH-në se vonoi të shpallte gjendjen e pandemisë kanë thënë se kjo ka të ngjarë të jetë pandemia më e keqe në një shekull, pasi ka përmbysur jetën e njerëzve globalisht dhe ka bërë krahasime me pandeminë spanjolle të gripit të vitit 1918,  përgjegjëse për dhjetëra miliona vdekje.

Globalisht deri më sot  kanë humbur jetën 2.6 milionë persona e janë infektuar 118 milionë të tjerë.

Pas një viti krahas kufizimeve që vijojnë, rregullave strikte të higjienës, mbajtjes së maskës kudo, ndalimit të qarkullimit, të cilat u panë si një mjet për të luftuar COVID-19, ka nisur procesi i vaksinimit me disa vaksina çka ka shtuar shpresat se COVID-19 shumë shpejt do të jetë thjesht një sëmundje e kurueshme por që do të mbetet në kujtesën e të gjithë brezit që e përjetoi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026