As Messi, as Ronaldo! Cilët janë 3 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit

5 Prill 2024 | 11:48

Jude Bellingham prej muajsh vijon të jetë lojtarë me vlerësn më të lartë në botën e futbollit, konkretisht 180 milionë euro. Mosha e re, 20 vjeç ka bërë që ai të renditet përpara dyshes Mbappe-Haaland edhe pse po ashtu secili prej tyre vlen 180 milionë euro. Transfertmarket ka publikuar listën me lojtarët më të vlefshëm në futboll, ndërsa në pesëshe ka vend dhe për Vinicius Jr e Saka.

Në një vështrim të shpejt në faqen e cila merret me vlerësimet e lojtarëve, skuadrave, kombëtareve apo dhe statistika të tjera, vijon të jetë i publikuar dhe formacioni më i shtrenjtë. Ku në portë qëndron gardiani i Porto Costa, ndërsa në mbrojtje Mendes, Saliba, Dias dhe Alexander Arnold. Rodri e Rice para tyre e më tej Vini Jr, Bellingham e Saka, në majë ne sulmit Mbappe. Kjo 11-she vlen plot 1.2 mld euro.

Ajo cka bie në sy është rënia evazhdueshme e ikonave të dy dekadave të fundit, Messi Ronaldo. Portugezi është në pikën më të ulët të karrierës, ku edhe pse ka shënuar vazhdimisht me Al Nassr, vlen vetëm 15 milionë euro. Në anën tjetër, kampioni i botës që luan me Inter Miamin vlen dyfish, 30 milionë euro, por sërish vlerë shumë e ulët në krahasim me çka jemi mësuar. Kjo tregon dhe një herë tjetër që karriera e tyre po shkon drej fundit, edhe pse tifozët e futbollit nuk janë ende gati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026