Turqia arreston 48 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
Autoritetet turke kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, në lidhje me një sulm me armë në një kishë në Stamboll në janar, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya të shtunën.
Një shtetas turk u vra nga dy pjesëtarë të armatosur të Shtetit Islamik në kishën katolike në Stamboll më 28 janar.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye pas thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për t’i sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët.
Që atëherë autoritetet turke i kanë arrestuar qindra të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Shteti Islamik i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona.
Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik.
Arrestimet e fundit vijnë po ashtu në kohën kur javë më parë një degë e Shtetit Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë, ku u vranë 144 njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni