Konflikti në Gaza, dështon përpjekja e Biden për armëpushim

6 Prill 2024 | 15:53

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se Izraeli nuk ka marrë masa “të përshtatshme” për të garantuar jetën e punonjësve humanitarë dhe civilëve në Gaza. Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres shprehu shpresën e tij që premtimet e shtetit hebre për hapjen e dy kalimeve për ndihmat të materializohen.

Ndërkohë, bisedimet e paqes në Kajro rrezikojnë të hyjnë në ngërç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Hamasi refuzoi të premten propozimin e Izraelit për një shkëmbim të burgosurish dhe armëpushim, me argumentin se ofertat nuk përmbushnin asnjë nga kërkesat e saj.

Zyrtarë amerikanë planifikonin të rifillonin dialogun këtë fundjavë, por mediat izraelite bënë me dije se refuzimi i lëvizjes islamike bëri që autoritetet hebraike të vinin në dyshim vazhdimin e negociatave.

Ndërkohë, presidenti Joe Biden u përpoq ta stimulonte procesin. Duke cituar një burim pranë administratës amerikane, “The Times of Israel” shkroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë i shkroi letra liderëve të Egjiptit dhe Katarit, duke u kërkuar atyre që t’i bënin presion Hamasit të pranonte ofertën e Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026