Biden në presion nga demokratët, i kërkohet të mos i shesë më armë Izraelit
Presioni ndaj presidentit Biden në SHBA sa vjen e po shtohet në lidhje me qëndrimin që ai duhet të mbajë ndaj Izraelit për luftën në Gaza.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i është bashkuar thirrjeve të demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të ndalur shitjet e armëve amerikane për Izraelit.
Zërat kundër Izraelit janë shtuar ndjeshëm në SHBA sidomos pas sulmit të fundit kundër punonjësve të ndihmave dhe situatën humanitare në Rripin e Gazës.
Në një letër drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Pelosi dhe dhjetëra demokratë të tjerë shprehin zemërimin e tyre të përbashkët për sulmin izraelit që vrau shtatë punonjës të ndihmave humanitare.
“Në dritën e këtij incidenti, ne ju nxisim fuqimisht që të rishqyrtoni vendimin tuaj të fundit për të autorizuar transferimin e një pakete të re armësh në Izrael dhe të ndaloni këtë dhe çdo transferim të ardhshëm të armëve sulmuese deri në përfundimin e një hetimi të plotë mbi sulmin ajror”, theksohet në letrën drejtuar Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella