Sekuestrohen 1118 kg kokainë në Greqi, arrestohen 8 persona, shumica prej tyre shqiptarë

25 Janar 2020 | 13:16

Një sasi rekord prej 1118 kilogramë kokainë është sekuestruar në Greqi të premten, në një operacion ndërkombëtar antidrogë ku është përfshirë edhe DEA amerikane. Sipas policisë greke, 8 persona janë arrestuar dhe shumica e tyre janë shqiptarë. Aksioni është zhvilluar në Astako, një qytet port në Greqi. Personat e arrestuar kishin marrë me qira disa dhoma në një kompleks banesash, ku edhe kishin fshehur lëndën narkotike.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga DEA dhe autoritetet greke, kokaina ishte nisur nga ishulli i Shën Vincentit në Karaibe. Në njoftimin për mediat policia thekson se destinacioni përfundimtar i drogës ishin vendet e Bashkimit Evropiane dhe ato të Afrikës Perëndimore.

Nuk është operacioni i vetëm i zhvilluar nga DEA dhe prokuroria greke ku sekuestrohen sasi të madha kokainë dhe shqiptarët janë trafikantët.

Në shtator të vitit të kaluar, në portin e Pireut u sekuestruan 137 kilogramë kokainë. Destinacioni i saj fillimisht ishte Shqipëria dhe më pas do shpërndahej në vendet e Evropës. Në vendin tonë u arrestuan dy persona , ndërsa pritësi arriti t’i shpëtojë ndjekjes së policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026